Connect with us

Lajme

Pendarovski uroi për Krishlindje

Publikuar

më

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të Krishterë të Lindjes së Krishtit – Krishtlindjeve, i dërgoi një mesazh urimi Dr. Kiro Stojanovit, ipeshkvi i Shkupit dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, njoftuan nga Presidenca.

“Më lejoni t’u dërgoj urime të sinqerta të gjithë besimtarëve që kremtojnë festën e madhe të krishterë, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian dhe t’ju uroj që ditët e festave t’i kaloni me shëndet, të mbushura me dashuri, gëzim dhe lumturi“, thuhet në urimin e Pendarovskit drejtuar besimtarëve.

Në urim thuhet gjithashtu se lindja e Krishtit si festë drite, dhurimi dhe dashurie, në fund të çdo viti kalendarik, i jep kuptim dhe rëndësi jetës të shkurtër tokësore, duke na ushqyer me shpresë dhe besim.

“Pikërisht në Krishtlindje, me mendim të pastër dhe vullnet të mirë, le të bashkohemi duke bërë vepra të mira dhe duke ndarë dashurinë dhe kujdesin. Pavarësisht të gjitha krizave, tundimeve, sfidave, le të qëndrojmë optimistë dhe të shpërndajmë energji pozitive. Le të lejojmë që fryma e Krishtlindjes të vendoset në zemrat tona, në shtëpitë tona, në lagjet tona, në të gjithë komunitetin. Të bashkuar për të krijuar vepra që do të kujtohen nga brezat e ardhshëm dhe do të fisnikërojnë të tashmen. Të respektojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të japim më shumë”, thuhet në urimin nga presidenti Pendarovski.

Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 Dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët

Lajme52 minutes ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë54 minutes ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme1 hour ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni1 hour ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni1 hour ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë1 hour ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

Kosovë2 hours ago

Zemaj sfidon shifrat e Kurtit për 171 mjekët e kthyer: Sa prej tyre u punësuan në spitalet publike?

Sport2 hours ago

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Maqedoni2 hours ago

Aksion policor në Shkup: 5 të arrestuar për drogë, mes tyre edhe një 16-vjeçar!

Maqedoni2 hours ago

Mbi 2.100 amendamente për Ligjin e Prokurimeve Publike, pushteti tërhiqet nga neni që kundërshtoi presidentja!

Maqedoni2 hours ago

Alta Banka lehtëson tërheqjen e parave: Deri në 20 mijë denarë në sportele, rritet edhe limiti i kartelave!

Maqedoni2 hours ago

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

NA NDIQ NË FACEBOOK