Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Pejë.
Policia bën me dije se është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.






















