SKENA
Orinda i dhuron të brendshme, Cubi e habitur: Pse kaq jam unë? Jam shtuar…

Në një formë ndryshe ka ardhur sot emisioni “Jo Vetëm Modë”, ku të ftuarit janë veshur me pizhama duke realizuar një pizhama party. Të ftuar kanë qenë Rozana Radi, zv.ministrja e Arsimit Bora Muzhaqi, Sara Kalemi, Drini Zeqo, Cubi Metkaj dhe Eraldo Rexho. Moderatorja Orinda Huta i ka shpërndarë dhuratat e Krishtlindjes nga më të ndryshmet, tek modelet e ndryshme të çorapeve deri tek të brendshmet. Cubi mori dhuratë një palë të brendshme, ku e cila u habit sepse ishin masë e vogël, sepse tani për shkak të palestrës ajo është më e mbushur për shkak të palestrës që bën.
Cubi: Po pse kaq jam unë me?
Orinda Huta: Pse je shtuar kohët e fundit?
Cubi: Po sigurisht që jam shtuar.
Orinda Huta: Po pse i vendose këtë qëllim vetes për të ndryshuar, palestruar, për të ndryshuar format dhe për ta evidentuar gjithë këtë gjë?
Cubi: Thashë ta provoj dhe unë njëherë Orinda, pse të mos ta provoja edhe unë një herë. Në fakt ka ardhur si rrjedhojë e një problemi shëndetësor, komplikimi të tillë edhe erdhi stërvitja, regjimi ushqimor, të gjitha me radhë dhe në momentin që fillova të ndihesha mirë me veten, thashë ok nuk do heq dorë nga kjo gjë dhe jam shumë rehat me veten.
Eraldo Rexho: Të kemi parë në Instagram zemër çdo ditë, je motivimi ynë, por deri tek Instagrami rrimë. /tvklan.al






















