Connect with us

Sport

Nkunku zgjedh Premier Leaguen, firmos me klubin e ri

Publikuar

Christopher Nkunku zgjedh premier Leaguen për të vijuar karrierën. Sulmuesi 25-vjeçar francez, i cili është rritur te Paris Saint Germain, ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Chelsea, duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm.

Sulmuesi nuk ia doli të shkojë në Katar me Francën, pasi u dëmtua në përgatitjet para Botërorit dhe këto kohë i ka shfrytëzuar maksimalisht për të kompletuar transferimin te Chelsea.

Sipas mediave angleze, klubi londinez dhe Leipzig kanë arritur marrëveshjen, teksa palët kanë firmosur të gjithë dokumentet e nevojshme të një akordi që do të hyjë në fuqi nga 1 qershori.

Nkunku ka shkëlqyer në Bundesligë veçanërisht në dy sezonet e fundit, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, megjithatë te Chelsea u treguan më të shpejtë, për të kompletuar blerjen e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK