Connect with us

Lajme

Një grup të rinjsh dhunojnë dhe bullizojnë një vajzë: Ulu dhe puthi këmbët Kiarës!

Publikuar

Bullizmi dhe dhuna janë dy fenomenet që vazhdojnë të jenë një plagë e madhe e rinisë shqiptare. E themi këtë, pasi shpeshherë, JOQ ALBANIA ka trajtuar raste të rënda, ku janë përfshirë të rinj, që godasin, shantazhojnë apo edhe bullizojnë njëri-tjetrin.

Dhe rasti që ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA është edhe më i rëndë, pasi i ka të gjitha fenomenet të përmbledhura në një video.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, një djalë, ‘kapoja’ e një grupi të rinjsh, ka futur në kurth një vajzë të cilën e godet, e bullizon dhe e detyron të bëjnë veprime që ajo nuk do, vetëm për të kënaqur egon e tij dhe ‘hakmarrjen e pretenduar të mikeshës së tij.’

I riu, fillimisht e godet vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij. Më pas e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin dhe shkrihet gazit teksa sheh një vajzë, që bie përtokë, moralisht dhe fizikisht.

Mbështetja ndaj gjinisë së njëjtë në këtë rast është për të vënë duart në kokë, ndërsa sjellja e djalit ndaj vajzës është alarmante.

Për këtë, JOQ ALBANIA i bën thirrje autoriteteve përkatëse, të reagojnë në lidhje me rastin. Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe thuhet se të rinjtë janë në moshë madhore.

Stafi ynë është marrë me çdo detaj. Fytyra e vajzës së dhunuar dhe bullizuar është e mbuluar, ndërsa zëri, totalisht i modifikuar, për të mos u njohur nga askush.

Redaksia do i dorëzojë videon origjinale, vetëm autoriteteve të policisë, nëse na e kërkojnë.

Gjithashtu, JOQ, kërkon menjëherë mbrojtjen e vajzës së dhunuar, shantazhuar dhe bullizuar. Të gjitha organizatat, që fryhen me para nga Europa apo edhe nga taksat e shqiptarëve të bëjnë punën e tyre.

Mjaft më me sjellje të tilla dhe mjaft më me degradimin e rinisë shqiptare./joq

NA NDIQ NË FACEBOOK