Connect with us

Sport

Në Portugali duan Mourinho-n trajner, i ofrojnë të mbajë edhe Romën  

Publikuar

Federata Portugeze e Futbollit po mendon t’i ofrojë drejtimin e stolit Jose Mourinhos.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Katar 2022, në Portugali po mendohet shkarkimi i Fernando Santos, dhe emri që pëlqehet për ta zëvendësuar është ai i trajnerit të Romës.

Madje nga mediet italiane theksohet se në Portugali mund të pranojnë edhe që Mourinho të vazhdojë të drejtojë Romën, me të cilën ka kontratë deri në 2024-ën dhe njëkohësisht të marrë edhe drejtimin e përfaqësueses së tyre, pra të mbajë dy punë njëkohësisht.

Një ide kjo që mund t’i pëlqejë shumë “The Special One”.

NA NDIQ NË FACEBOOK