Connect with us

Lajme

Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 10 mijë vende të lira të punës

Published

on

Në tremujorin e tretë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 10 217 vende të lira të punës, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që 483 245 vene pune janë të plotësuara, transmeton Portalb.mk.

“Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 3 459, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që shkalla e vendeve të lira të punës është 2.07 %.

Enti sqaroi që shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës (3.22 %) ka në ndërmarrjet me 3 deri 9 të punësuar.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2022, shkalla e vendeve të lira të punës është 2.07 %. Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.90 %”, raportoi Enti.

NA NDIQ NË FACEBOOK