Connect with us

Lajme

Mediat e huaja, jehonë sulmit ndaj Berishës: Edhe i gjakosur foli në tubim!

Publikuar

më

Goditja me grusht e kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha, është pasqyruar në disa media të huaja si një ngjarje tronditëse, ndërsa përmendet edhe mosha e liderit opozitar.

Kreu i partisë demokratike u sulmua gjatë një proteste antiqeveritare të mbajtur pranë një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar. Berisha, 78 vjeçar, një ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, po drejtonte qindra protestues të cilët ishin duke ecur drejt zonës së samitit i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta kur një burrë doli nga turma dhe e goditi me grusht në fytyrë, thotë Star Tribune që ka shpërndarë një lajm të Associated Press.

Agresori është ndaluar nga truprojat, thuhet më tej, ndërsa nënvizohet se nuk dihet arsyeja e gjestit të tij. Reuters ndërkohë thekson se sulmuesi u rrah keq nga mbështetësit e Berishës e u arrestua nga policia. Agjencia e njohur e lajmeve e vë theksin po ashtu tek fakti që lideri opozitar, pavarësisht se ishte gjakosur dhe tronditjes që mund të ketë pësuar nga sulmi, e mbajti siç pritej, fjalën në tubim.

Opozita po protestonte ndaj korrupsionit të pretenduar të kryeministrit Edi Rama, të cilin e fajëson edhe për krizën e kostos së jetesës në vend dhe eksodin e të rinjve shqiptarë që largohen për një jetë më të mirë në vendet e Europës Perëndimore, vazhdon njëri prej shkrimeve. Shqipëria ka parë një rritje prej më shumë se 8% të çmimeve këtë vit, veçanërisht për ushqimet bazë dhe karburantet pas pushtimit rus të Ukrainës. Rama pretendon se kabineti i tij e ka mbajtur inflacionin të ulët krahasuar me inflacionin dyshifror kudo në Evropë dhe ka vënë në dukje se qeveria subvencionon energjinë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla./TCH

Maqedoni33 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme43 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme48 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri1 hour ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë1 hour ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme1 hour ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni2 hours ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë2 hours ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë2 hours ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni3 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK