Connect with us

Sport

Marotta: Pagat e futbollistëve janë shumë të larta, rrezikojnë falimentimin e klubeve

Published

on

Giuseppe Marotta është rikthyer të flasë për problematikat në futboll në një konferencë të organizuar nga “ItalPress”, teksa këtë herë ka shënjestruar pagat e larta të futbollistëve.

Administratori i Deleguar i Interit ka deklaruar se pagat e larta kanë vënë në vështirësi të madhe klubet, ndaj ka bërë apel për rregullimin e situatës, në mënyrë që të mos shkohet në falimentim.

“Duhen ulur kostot dhe duhen parë pagat e futbollistëve, pasi kostot e tyre po shkojnë përtej çdo limiti. Një klub futbolli shpenzon mesatarisht 65% të të ardhurave vetëm për pagat e futbollistëve dhe nëse një gjë e tillë ndodh në një kompani që tregton ujë mineral, atëherë ajo kompani do të falimentojë direkt. Edhe në futboll klubet rrezikojnë shumë, ndaj mendoj se duhen ulur kostot”, u shpreh Marotta.

NA NDIQ NË FACEBOOK