Lajme
Kërcënoi me kosë fqinjin, vihet në hetim beratasi

Një burrë nga Berati ka kërcënuar me kosë fqinjin e tij pas një sherri për motive të dobëta. Siç bën me dije policia, kanë nisur hetimet për shtetasin H. H., banues në Berat, dhe po procedohet në gjendje të lirë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. H., banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjet të mprehtë (kosë), fqinjin e tij. “, njofton policia. /abcnews.al

















