Connect with us

Lajme

Këmbanat e alarmit bien në vesh të shurdhët! Prostitucioni në qendrat e masazheve vazhdon “lulëzimin”

Publikuar

Që në shumë qendra të masazheve ushtrohet prostitucion kjo dihet tanimë, por masat e marra prej institucioneve përgjegjëse nuk duken askund.

Rastet e denoncuara në redaksinë e JOQ ALBANIA janë të vazhdueshme por këmbanat e alarmit vazhdojnë të bien në vesh të shurdhët.

Policia me në krye Met Rrumbullakun mbyll sytë para rasteve flagrante që shfaqen kudo në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe TikTok. Vajza që reklamojnë të pasmet dhe format e tyre trupore me pretekstin se ofrojnë masazhe janë shtuar shumë kohët e fundit.

Prostitucioni i kamufluar mirë brenda qendrave të masazheve po “lulëzon” çdo ditë e më shumë.

JOQ ALBANIA disponon foto dhe video ku shihen vajza me pozicione provokuese dhe ftojnë djemtë t’u bashkohen për masazhin e supozuar.

Shpresojmë që Policia të reagojë pas këtyre rasteve.

NA NDIQ NË FACEBOOK