Connect with us

SKENA

“Kam shpëtuar 2-3 martesa duke mos publikuar disa lajme”

Publikuar

më

Një ndër të ftuarit në festën me pizhame të organizuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ka qenë dhe gazetari i njohur Eraldo Rexho, i cili nuk i ka shpëtuar dhe pyetjeve pikante të moderatores Orinda Huta. I pyetur se nëse do ia hakëronin kompjuterin, çfarë informacione do i nxirrnin të parën.

Eraldo përgjigjet se nuk dëshiron që të nxjerrin lajmet që i ka kursyer nga e vërteta. Madje ai shprehet se ka pasur raste që ka shpëtuar 2-3 dasma duke mos publikuar disa lajme.

Orinda Huta: Nëse iraniaët do të hakëronin PC tënd, çfarë do të nxirrnin të parën?

Eraldo Rexho: Ka disa gjëra që nuk do doja t’i nxirrnin, që janë kryesisht lajme që përgjithësisht lidhen me personazhe që unë i kam xhan dhe që i kam kursyer në të vërtetat e tyre, në këtë rrugëtimin tim në gazetari. Kur kam drejtuar Bluetooth me thënë të drejtën kam kursyer disa personazhe nga skupet, kam shpëtuar nja dy tre martesa.

Orinda Huta: Nëse do të hakërkonin kompjuterin do të t’i nxirrnin këto? I ke në një kompjuter, hard disk?

Eraldo Rexho: I kam, po. Tani mos më bëni të kujtoj gjëra që nuk dua t’i kujtoj. /tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK