Connect with us

Kosovë

Italia dënon ashpër sulmet e fundit në veri: Nuk kanë fare justifikime

Publikuar

Ambasada italiane në Kosovë ka reaguar rreth sulmeve të fundit në veri ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare si EULEX-i nuk kanë fare justifikime. Ne i dënojmë këto akte në termat më të ashpër”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Mbrëmë, një patrullë e misionit të EULEX-i it është sulmuar me një shok-bombë në afërsi të Rudares.

Sulmet e fundit i kanë dënuar edhe ambasada amerikane dhe ajo gjermane si dhe Bashkimi Evropian.

Ndryshe, mëngjesin e së dielës, EULEX-i konfirmoi se mbrëmë në afërsi të Rudares, është hedhur një granatë qorientuese në një patrullë zbuluese të EULEX-it, por që për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

NA NDIQ NË FACEBOOK