Connect with us

Kosovë

I shtohen edhe disa oficerë radhëve të Ushtrisë së Kosovës (FOTO)

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se tashmë edhe disa oficerë profesionist i janë shtruar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton KosovaNews.

Ai tha se radhët e forcave të Ushtrisë së Kosovës janë shtuar me oficerë të diplomuar që janë certifikuar sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve të NATO-s, kësaj radhe Gjermanisë.

“Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha  me specializim në fushën e IT ushtarake  si dhe Uran Jahiri  me specializim në fushën e logjistikës. Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë  ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në  gradën Kapiten. Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!”, ka shkruar ministri Mehaj./KosovaNews

NA NDIQ NË FACEBOOK