Connect with us

Lajme

Grushti ndaj Berishës, Noka: Nëse do isha aty do e kisha kapur për fyti dhe nuk do e lëshoja atentatorin

Publikuar

më

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar në emisionin “Open” incidentit para protestës një ditë më parë, ku një person goditi me grusht Sali Berishën.

Ai u shpreh se skenari ishte që Berisha të goditej dhe turma të vriste atentatorin në mënyrë që Rama të nxinte opozitën para europianëve. Noka shtoi se Berisha e menaxhoi shumë mirë situatën dhe në rast se ai do ishte pranë tij do e kishte kapur për fyti atentatorin dhe nuk do e lëshonte më.

“Eliminimi i Berishës nga skena dje ka qenë qëllimi i atij sulmi, Rama donte të pasqyrohej zëri i Shqipërisë virtuale të tij. Atëherë një sulm i tillë do ta neutralizonte Berishën duke mos folur. Skenari ishte ky, goditet Berisha, nuk flet, turma vret atentatorin dhe pas vrasjes së tij do shpërthente rrugëve të Tiranës dhe Rama do t’i thoshte evropianëve ja kush është Sali Berisha dhe ja cila është opozita destabilizuese dhe më pas do shpallte veten mbret. Berisha megjithëse iu bë atentat, me cilësitë e tij të rralla arriti ta menaxhojë në perfeksion këtë situatë. Unë do e kisha kapur prej fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja. Ky skenar i Ramës dështoi”, deklaroi Noka.

“Informacionet e besueshme thonë që zotëria është një trafikant droge i fshehur nën petkun e picave. Është kapur e rekrutuar e nuk ka bërë burg, kështu rekruton policia. Ky është i rekrutuar, elementi që është shitës picash gjithmonë i ndaluar e kurrë i dënua, raporti sapo u godit Berisha ishte gati në zyrën e Çuçit apo Fugës, deklarata më pas, dhe sot i kërkojnë Berishës, i thonë deputeti Berisha të paraqitet në polici e të raportojë ngjarjen sikur të ketë pasur konflikt. Na ka ruajtur zoti sepse për Ramën nuk do ishim sot këtu gjallë. Autori, një i sëmurë mendor me patentë, kishte marr patentën pak pasi ishte nënshkruar raporti”, tha Noka.

Maqedoni1 hour ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri2 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme3 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni4 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë7 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni9 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni9 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK