Connect with us

Lajme

Grupi i Zjarrit thotë se opinioni duhet të dijë për gjendjen e krijuar në BDI

Publikuar

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për shtyp tha se kërkesat e tyre në BDI nuk janë marrë parasysh, si rrjedhojë ai tha se kërkesat do t’i parashtrojnë në publik.

“Për fat të keq me gjithë insistimin tonë, pas dy mbledhjeve u ndërpre puna në Kryesi, u informuam se nuk do të mblidhet më kryesia për këto tema. Vërejtje tona për mos-realizimin e premtimeve programore për zgjedhjet në vitin 2020 nuk u morën në shqyrtim dhe mbledhjet u mbyllën pa asnjë vendim, andaj ne vendosëm të të ju drejtohemi anëtarësisë, votuesve dhe opinionit publik për gjendjen në BDI “, tha mes tjerash Mexhiti.

NA NDIQ NË FACEBOOK