Connect with us

Sport

Gruaja e Giroud: Ai do luajë si Ibra edhe kur të jetë 40 vjeç, futbolli është “droga” e Olivier!

Publikuar

“Ai do të luajë deri në moshën 40-vjeçare, si Zlatan”-tha gruaja e Olivier Giroud, Jennifer Giroud, për mediet franceze.

Më tej ajo theksoi se karriera e sulmuesit të Milan dhe Francës Meriton respekt, ndërsa shtoi se thyerja e rekordit të Thierry Henry për lojtarin e “Djallit” është një arsye për t’u krenuar.

“Për të, tejkalimi i Henry-t është një nder, një arsye për t’u krenuar. Karriera e tij meriton respekt. Pas 19 vitesh së bashku ai ende na bën përshtypje me qëndrueshmërinë e tij. Futbolli është droga e tij, ende dëgjojmë për të.”-u shpreh Jennifer.

NA NDIQ NË FACEBOOK