Connect with us

Kosovë

Gashi: Çdo e pesta grua në Kosovë përjeton dhunë në familje

Published

on

Themeluesi i qendrës “SIT” për konsulencë, shërbime sociale dhe hulumtime, Kadri Gashi, ka thënë se çdo e pesta grua në Kosovë përjeton dhunë në familje.

Gashi, në Rubikon tha se me informacionet që kanë nga fillimi i vitit deri tani janë raportuar mbi 2,800 raste të dhunës në familje.

“Nga rastet që kemi monitoruar në qendër të dhunës në familje të gjitha ndodhin si pasojë e neglizhencës së institucioneve, policisë, gjykatave, prokurorisë dhe Qendrës për Punë Sociale. Ajo që tek ne si shoqëri po përsëritet është dhuna në familje. Janë rreth 2800 raste të dhunës së familje të raportuara dhe me një popullsi prej 1.7 milion banorë i bie që çdo e pesta grua është pjesë e dhunës në familje në vend” tha Gashi.

NA NDIQ NË FACEBOOK