Connect with us

Sport

Felix në merkato, PSG përcakton objektivin kryesor

Publikuar

Joao Felix është me “valixhe në duar” teksa pret të largohet nga Atletico Madrid në merkaton dimërore për shkak se stili i tij i lojës nuk përshtatet aspak me atë që aplikon trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone.

Emri i talentit portugez është lakuar edhe si një opsion i mundshëm për klubin e PSG, megjithatë francezët kaë sqaruar pozicionin e tyre në këtë mes. Nga Parisi bëjnë të ditur se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Felix, të paktën sa i takon merkatos së janarit. Parizienët e kanë bërë të qartë se nëse do të shpenzojnë shumë madhore, do ta bëjnë atë vetëm në verë për të mos rrezikuar me bilancet financiare.

Nga ana tjetër, te PSG konfirmojnë se ndryshe nga Felix që është vetëm një opsion, për ta objektivi i vërtetë është Milan Skriniar. Mbrojtësit që është pjesë e Inter i përfundon kontrata në vitin 2023 me zikaltërit dhe deri më tani bisedimet e rinovimit mes klubit italian dhe sllovak kanë dështuar me PSG që është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe pret të përfitojë për të përforcuar mbrojtjen me një emër që garanton siguri.