Connect with us

SKENA

Është bërë meme në rrjetet sociale, flet për herë të parë ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët: Unë bëj shaka…

Publikuar

më

Pjesë e festës me pizhame në “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan është bërë edhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e cila ka folur për herë të parë edhe për faktin që është bërë shpesh herë meme në rrjetet sociale. Ajo shprehet se nuk ka qenë e mësuar me televizionin sepse prej 8 vitesh punonte mbas ekranit të kompjuterit dhe për të ekrani i televizionit nuk ka qenë e thjeshtë.

Bora Muzhaqi: Pas 8 vitesh punë në sektorin privat që bëja rolin e specialistit mbas ekranit të kompjuterit, mu desh që ditën e parë kur dola ekran, të isha ai personi ndryshe, sigurisht ekrani nuk është i thjeshtë. Kam përshtypjen që një pjesë e lapsusit të nxjerr nga konteksti, ndoshta e bërë nga unë dhe nga shpejtësia, për faktin që unë për shumë vite kam studiuar në anglisht, kam jetuar në Angli, ndonjëherë të vështirësohet momenti kur flet, nuk është se nuk di të flas shqip sigurisht, por…

Përsa i përket mënyrës se si i ka përjetuar, Bora shprehet se ka një natyrë që bën shaka me veten shpesh që kështu i ka parë ato me humor dhe si diçka për të qeshur.

Orinda Huta: I ke përjetuar këto momente?

Bora Muzhaqi: Unë kam një natyrë që më pëlqen të bëj shaka me veten, kështu që i kam parë gjithmonë me atë humorin dhe me atë dëshirën e mirë për të parë diçka për të qeshur. Për shembull këngën që e ka bërë Cubi e kam dëgjuar me shumë kënaqësi dhe ndonjëherë e kam kënduar bashkë me këngën se është ajo simfonia e këndshme që ty të tërheq dhe kur është humori që bëhet me dashamirësi dhe me atë dëshirën për të bërë diçka për të qeshur edhe për njerëzit, ku ti mund të qeshësh me veten për mua është shumë ok. Problemi është që të mos tejkalohen dhe të mos kalojmë në atë aspektin ndoshta në konotacionet negative. /tvklan.aL

Maqedoni23 minutes ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri53 minutes ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme2 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni3 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri3 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë4 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme4 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme4 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme4 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

Lajme4 hours ago

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Lajme4 hours ago

Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

Maqedoni5 hours ago

Azeski thumbon politikën e sotme: “Më së miri jetohej në kohën e Ljubço Georgievskit

NA NDIQ NË FACEBOOK