Connect with us

Lajme

EMRI/ Po punonte në ndërtim, shqiptari humb jetën pasi rrëzohet nga skela

Publikuar

Një aksident me pasojë vdekjen në vendin e punës ka ndodhur në zonën e Veronës, pasditen e djeshme, në Itali.

Rreth orës 16:00, mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK