Connect with us

Lajme

EKSKLUZIVE: Kurti gjen zëvendësim për Rakiqin, emëron ministrin e ri nga radhët e komunitetit serb

Published

on

Nenad Rashiq i është bashkuar kabinetit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese e ligjore, Kurti e ka emëruar në pozitën e ministrit politikanin nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

Dokumentin që ka siguruar KosovaNews shihet se Rashiq do të udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë pozitë deri para pak kohësh e ka mbajtur ish- ministri nga Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili dha dorëheqje.

Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Nenad Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Rashiq edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, ka qenë një kohë pjesë e kabinetit qeveritar si këshilltar i kryeministrit.

Ndryshe, Rashiq është kundërshtar politik dhe kritik i zëshëm i Listës Serbe, subjekt politik në Kosovë, që prej formimit më 2013, është i vetmi përfaqësues i komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Lista Serbe gëzon mbështetje të plotë të Beogradit zyrtar dhe me urdhër prej atje mori vendin e doli nga institucionet e Kosovës, si shenjë proteste për vendimin qeveritar që të vendosen targa RKS në gjithë territorin./KosovaNews

NA NDIQ NË FACEBOOK