Connect with us

Bota

E rëndë në Itali, 20-vjeçari shqiptar vetëflijohet brenda qelisë së burgut

Publikuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00 në burgun Torre del Gallo.

Aldo Latifaj, 20-vjeçari i burgosur italo-shqiptar, ka ndërruar jetë brenda qelisë së burgut.

I riu u dërguar i gjallë në urgjencën e spitalit San Matteo, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën të riut.

Shqiptari i ndaluar për krime kundër pronës i ka dhënë fund jetës kur ka mbetur i vetëm në burg.

Rasti i tij shënoi vetëvrasjen e gjashtë brenda vitit të fundit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

20-vjeçari ka përdorur një çarçaf të cilin e ka kaluar rreth qafës duke e shtrënguar në mënyrë që të bllokonte rrugët e frymëmarrjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK