Connect with us

Lajme

E rëndë, 40-vjeçarja gjendet e pajetë në Bulqizë

Published

on

Një 40-vjeçare është gjetur sot rreth orës 13:30 e pajetë nga familjarët e saj në fshatin Trebisht, në Bulqizë.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima me iniciale Z.I dyshohet të ketë varur veten.

Njoftimi i Policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

/abcnews.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK