Connect with us

Sport

E kërkonte Barcelona, mesfushori gjerman zgjedh rinovimin

Publikuar

E ardhmja e Ilkay Gundogan është ende e papërcaktuar, si e çdo futbollisti të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe që nuk ka rinovuar apo arritur marrëveshje me një klub tjetër.

Mesfushori gjerman i Mancheser City-t pëlqehet nga shumë klube të mëdha evropiane. Mes tyre është edhe Barcelona, ​​por sipas portalit “fichajes.net”, mesfushori tashmë ka nisur procesin e rinovimit të kontratës me City-n.

Pavarësisht eliminimit të Gjermanisë, Gundogan bëri paraqitje të mira në Kupën e Botës dhe drejtuesit e “Cityzens” dëshirojnë që ai të vazhdojë të luajë në Machester”.

Turko-gjermani ka qenë në dyshim pas interesimit të “blaugranave”, por në fund ka vendosur të mos ndryshojë ambient.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK