Connect with us

Sport

“Dubai SuperCup”, Arsenal merr fitoren e parë të turneut

Publikuar

Arsenali arrin që të marrë fitoren në ndeshjen e parë të “Dubai SuperCup”. Kryesuesit e Premier League mundën me rezultatin 3-0 Lyon, me të tre golat që i shënuan në pjesën e parë. Të besuarit e Mikel Artetës zhbllokuan rezultatin fillimisht me anë të Gabriel Magalhaes, i shërbyer nga Odegaard që në minutën e 19-të. Më pas në të 33-ën ishte Nketiah ai i cili dyfishoi, ndërsa Vieira realizoi një gol spektakolar, duke shënuar dhe golin e tretë pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet kryen shumë zëvendësime, për t’u dhënë mundësinë trajnerëve që të vëzhgonin gjendjen e lojtarëve që kanë grumbulluar për këtë turne. Pas kohës së rregullt, sipas rregullave të këtij eventi, skuadrat goditën nga pesë penallti me “topçinjtë” që ishin përsëri fitues duke marrë dhe një pikë shtesë krahas tre pikëve të fitores.

“Dubai SuperCup” ka një strukturë tjetër, teksa skuadra fituese merr 3 pikë, ndërsa barazimi u jep nga një pikë të dyja skuadrave. Pas çdo ndeshje, pavarësisht rezultatit, ekipet godasin penalltitë dhe skuadra që fiton merr dhe një pikë tjetër. Përveç Arsenalit dhe Lyon pjesë e këtij turneu janë dhe Milan e Liverpool.

NA NDIQ NË FACEBOOK