Connect with us

Kosovë

Dhunuesve të grave do t’u vendosen byzylykë për t’ua përcjellur vendndodhjen

Published

on

Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të ndajë 3 milionë euro për blerjen e pajisjeve që u vendoset dhunueseve të grave, që ndryshe njihen edhe si byzylykë.

Kështu tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke shtuar se kjo po bëhet për herë të parë nga Qeveria Kurti, duke kritikuar Qeveritë e kaluara që nuk e kanë zbatuar Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike.

“Qeveria Kurti do të ndajë buxhet 3 milionë euro për zbatimin e Ligjit për Mbikëqyrje Elektronike.. Asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka zbatuar këtë ligj edhe përkundër faktit se ka vite se i njëjti ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria Kurti shumë shpejtë do të ndajë buxhet për zbatimin e këtij ligji dhe dhunueseve do tu vendoset në duar apo në këmbë byzylykët që Policia të përcjellë vendndodhjen e tyre dhe në momentin që ata i afrohen viktimës të ketë reagim të shpejt policor”, ka thënë Haxhiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1

NA NDIQ NË FACEBOOK