Connect with us

Lajme

Burri merr peng dhe dhunon gruan në Tiranë, nga Janari 2500 gra me urdhër mbrojtje në Shqipëri

Publikuar

më

Nga Xhensila Kodra

Amarildo Shabani është agresori i radhës i arrestuar nga policia pasi dhunoi bashkëshorten edhe pse ajo ishte me urdhër mbrojtjeje prej 6 muajsh.

Çifti i bashkëshortëve jetonin në banesa të ndryshme. Mesditën e djeshme, 33 vjeçari shkoi në vendin e saj të punës, në një farmaci në Tiranë.

Pasi e mori me forcë prej andej dhe e futi në makinë, e çoi në një lokal dhe e dhunoi.

Policia u njoftua nga kolegët e gruas, të cilët bënë edhe arrestimin në flagrancë të burrit dhunues, për tre vepra penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

33 vjeçari ka pretenduar se po i krkronte falje bashkëshortes dhe se donte të rikthehej me të.

Por, dëshmia e saj ka hedhur poshtë pretendimin e të riut duke treguar për hetuesit se Shabani kishte kohë që shfaqte shenja xhelozie dhe nuk e lejonte atë të dilte nga shtëpia e të punonte.

Fenomeni i dhunës në familje, e sidomos kur gratë kanë qenë me urdhër mbrojtje janë rritur ndjeshëm.

Si pasojë e dhunës në familje, afro 2 500 gra janë pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata që prej fillimit të vitit.
E megjithatë janë të shumta rastet ku bashkëshortët e kanë shkelur këtë urdhër.

Të dhënat e policisë tregojnë se nga janari e deri më tani, janë arrestuar 150 persona që duke shkelur vendimin e gjykatës, kanë dhunuar sërish gratë e tyre të pajisura më herët me urdhër mbrojtje./abcnews.al/

Maqedoni1 hour ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri2 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme3 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni4 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë7 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni9 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni9 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK