Connect with us

Sport

“Bombë” nga Spanja, Real Madrid synon yllin e Man. UTD

Published

on

Real Madrid po shfrytëzon pauzën e kampionatit për shkak të Kupës së Botës për të studiuar tregun e transferimeve.

Sipas medieve  spanjolle, madrilenët janë vendosur në gjurmët e Bruno Fernandes.

Portugezi po zhvillon një Botëror shumë pozitiv në aspektin personal, me dy gola dhe dy asist.

28-vjeçari është gjithashtu i rëndësishëm për projektin e Erik ten Hag dhe Manchester United, por një ofertë nga “Los Blancos” mund ta tundonte.

Portugezi ka kontratë me anglezët deri në verën e vitit 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro, ndërsa vera pritet të jetë shumë e nxehtë në aksin Madrid-Manchester.

NA NDIQ NË FACEBOOK