Connect with us

Kosovë

Arrestohet një serb i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Dubravës

Published

on

Prokuroria Speciale njofton se këtë të premte është arrestuar një person i nacionalitetit serb me inicialet G.M., si i dyshuar për Krime Lufte në Kosovë, konkretisht në Masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Sipas njoftimit, ndaj të pandehurit janë zgjeruar hetimet pasi dyshohet se i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të tyre.

“Prokuroria Speciale njofton se në kuadër të hetimit për vrasjet dhe keqtrajtimet e të burgosurve në Burgun e Dubravës, gjatë luftës në Kosovë, ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimit kundër të pandehurit G.M. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit e atij burgu si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e një numri të madh të të burgosurve gjatë muajit maj të vitit 1999”, thuhet në njoftimin për media.

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka caktuar të pandehurit G.M. paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji. 

NA NDIQ NË FACEBOOK