Lajme
Aksident në Pogradec, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën industriale të Pogradecit.
Një makinë është përplasur me një biçikletë dhe personi që udhëtonte me këtë të fundit, një 32-vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë.
I plagosuri po transportohet drejt spitalit të Pogradecit, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili është identifikuar nga policia, është larguar nga vendi i ngjarjes.
/abcnews.al



















