Connect with us

Kosovë

Aksident afër rrugës B në Prishtinë, rrokulliset një veturë

Publikuar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të rrugës B të Prishtinës.

Në një fotografi të dërguar në redaksinë e KosovaNews, shihet se shoferi ka humbur kontrollin dhe për pasojë vetura është rrokullisur.

Në pamje nuk shihet se ka intervenuar Policia e Kosovës, ndërkaq deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews ka kontaktuar Policinë e kosovës dhe është në pritje të marrë detaje shtesë.

NA NDIQ NË FACEBOOK