Ndryshe
10 vjeçari i merr jetën të ëmës vetëm sepse nuk i bleu aparatin e lojës virtuale

Një 10-vjeçar i varur nga lojrat virtuale ka arritur deri aty sa ka qëlluar për vdekje nënën e tij sepse kjo e fundit kishte refuzuar t’i blinte lojën që i mituri kërkonte. Ndonëse ngjarja e rëndë ka ndodhur para një muaji në Milëaukee, SHBA, është zbardhur së fundmi nga autoritetet, të cilët bëjnë me dije se edhe pse në qeli, 10-vjeçari është shkëputur totalisht nga realiteti dhe mendon vetëm për lojërat dixhitale.
Tezja e djalit vrasës Rhonda Reid, thotë se ai “nuk e mban mend të ketë qëlluar nënën me armë”, por shton se kur takohet me nipin e saj të arrestuar, ai menjëherë ndryshon bisedën për të folur për aparatet e tij të lojrave elektronike.
Gruaja tha për rrjetin vendas WTMJ-TV: “Kur ai më telefonon thotë vetëm, ‘më ruaj tabletat dhe laptop-in, dhe që çdo gjë e imja të jetë e paketuar mirë’”.
Ditën pas vrasjes ai përdori kartën e kreditit të nënës së vdekur për të blerë kompletin elektronik që dëshironte.
Ai mund të përballet edhe me 60 vite burg nëse shpallet fajtor, pasi mbi të janë ngritur akuza si për të rritur. Minoreni po mbahet në një impjant burgimi për të mitur, që nuk është bërë publik nga autoritetet amerikane.
FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare






















