Sport
Zyrtare/ Dhurata para Kupës së Botës, kampionët rinovojnë me trajnerin


Aliou Cisse do të vazhdojë të jetë trajneri i Senegalit edhe për dy vite të tjera. 46-vjeçari, i cili si lojtar ishte pjesë e Senegalit magjik të Botërorit 2002, qëndron në stolin e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015.

Ish-futbollisti i PSG-së udhëhoqi Kombëtaren e vendit të tij drejt fitimit të Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2021, teksa ai dhe djemtë e tij kishin humbur finalen e dy viteve më parë. Më pas erdhi edhe kualifikimi në Kupën e Botës Katar 2022.

Drejtuesit e Federatës janë shumë të kënaqur me punën e tij dhe i kanë ofruar kontratën e re deri në vitin 2024. Senegali është pjesë e grupit A me vendasit e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin.
Senegal
continue their celebration of the #AFCON2021 with the people of Dakar .
What a charged atmosphere
#GTVSports pic.twitter.com/8qoTU00ODz
— GTV SPORTS+ (@mygtvsports) February 7, 2022
Skuadra e Cisse, i cili shpreson në një mrekulli të minutave të fundit për të patur të gatshëm Sadio Mane në Botëror, do të debutojë të hënën e 21 nëntorit ndaj Holandës së Van Gaal.


continue their celebration of the 




















