Connect with us

Lajme

Zhvillimet në veri – Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it, Ristuccia

Publikuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe forcat e KFOR-it në Kosovë.

Sipas saj, zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike.

NA NDIQ NË FACEBOOK