Connect with us

Kosovë

Vjen reagimi i Muhaxherit nga terreni: Po e kthejmë kontrollin, Lumbardhi nuk ka rrezik

Published

on

Reshjet e pandërprera të shiut kanë rikthyer vërshimet sërish sonte (martë) në komunat e Rrafshit të  Dukagjinit. Në Pejë po paraqitet situatë e rënduar.

Pas sinjaleve të para, kryetari i kësaj komunës Gazmend Muhaxheri ka dalur në terren së bashku me ekipet përkatëse prej nga ka dhënë hollësi.

“Po paraqitem nga terreni. Janë vërtet reshje të mëdha tash e sa ditë. Lajmi kryesor për qytetarët është se Lumbardhi nuk rrezikon. Dy arterie i kemi më të ndjeshme e të cilat shumë shpejt do ti kthejmë në kontroll. Pika e ‘Asllan Çeshmës’ e cila duket se ka sjellë ujin në qendër dhe pika e kanalit të Zatrave këtu në ‘Karagaç’. Përgjithësisht situata është nën kontroll dhe normal jemi në terren”, tha Muhaxheri për ‘RADIO 1’.

Muhaxheri në terren, 22 nëntor 2022

Muhaxheri ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në lëvizje.

NA NDIQ NË FACEBOOK