Lajme
Vizita e presidentit gjerman në Maqedoninë e Veriut, Zekirja Mexhiti: Mbështeti fort anëtarësimin e Ballkanit në BE

I ftuar në Edicionin e Pasdites me Armela Ferko në Syri Tv ishte gazetari Zekirja Mexhiti nga Maqedonia e Veriut ku diskutoi vizitën e presidenti gjerman atje.
Mexhiti është shprehur se president Frank-Walter Steinmeie ka përsëritur mbështetjen e pa lëkundër të gjermanisë në antarësimin e Balkanit Perëndimor në familjen e BE-së.
Vizita e presidentit gjermnn Frank-Ëalter Steinmeie në Maqedoninë e Veriut dhe takimi me Pendarovskin ka ripërsëritur edhe njëherë mbështetjen dhe prioritetin që ka Ballkani Perëndimor në anëtarësimin në BE. Ai ndër të tjera theksoi se reforma në drejtësi ka një dëmethënie të madhe në përmisimin e shtetit ligjor dhe i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese në ngërçin me bullgarinë.
Presidenti gjerman është ndalur edhe të çështja Kosovë-Serbi dhe përshkallëzimi i situatës në çështjen e targave dhe ka theksuar se Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në BE në një të ardhme të afërt.
Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria duhet të koncentrohen në reformat e brendshme të cilat rrjedhin në kuadër të procesit anëtarësues në BE.
Ballkani i Hapur tashmë me aktivizimin e procesit të Berlinit k dhënë një përgjigje të hapur se Gjermania nuk e mbështet këtë nismë. Të gjitha lehtësimet që i kanë nënshkruar në këtë proces krerët e shteteve të Ballkanit perëndimor nuk mund të jenë të adoptuar edhe në një proces tjetër paralel me këtë.”



















