Connect with us

Lajme

Viktimat e dhunës përfundojnë në rrugë

Publikuar

më

Viktimat e dhunës përfundojnë në katër rrugë, veçanërisht ato në rajonin e Pollogut, ku nuk ka asnjë strehimore. Të përndjekura, të përdhunuara, dhe pa mbështetje policore e ligjore, ato kërkojnë ndihmë nga shteti. Edhe ligji i ri për kompensimin e tyre ka mungesa, të cilat kurrë nuk do të baraspeshonin vuajtjet e tyre.

“Më binte me grushte nga fytyra dhe veshët. Bile edhe dëgjimin e kam humbur. Ka pas edhe një rast dhe më ka kërcënuar me thikë….. Ishte shumë i dehur, vinte në shtëpi, më përdhunonte nga 2-3 orë rresht. Unë e ngrija zërin të më dëgjonte dikush, por askush nuk më dilte në ndihmë. Nuk më dëgjonte askush”.

Dy viktima të dhunës në familje nga Tetova rrëfyen historitë e tyre të trishta në Programin200. Ato vendosën të flasin për dhunën çnjerëzore që e kanë duruar me vite.

“Momenti më i vështirë, e pa që nuk ishte askush në shtëpi dhe vendosi të ma vendosë pistoletën…ose të shkoj të marr kredi ose të shkoj ka familja. Nuk ishin pak para, 100 euro, 200 euro. 2:20 Viktima: Isha shtatzënë me vajzën. Më kërkonte para unë s’kisha, më dhunoi, më rrahu, më gjakosi”.

Dhunuesit nuk zgjedhin format e abuzimit. Ushtrojnë dhunë fizike, seksuale, psikologjike, emocionale, ekonomike. Në 99% të rasteve, viktimat janë femra përfshi ato të mitura. Viktima më e re e dhunës seksuale në Tetovë është një 13 vjeçe.

Gjendja më alarmante është pikërisht në rajonin e Pollogut, ku nuk ka asnjë strehimore të vetme për viktimat e dhunës edhe pse në shumë raste janë në rrezik për jetën.

“Problemi i grave të rajonit të Pollogut është lënë anësh nga të gjitha institucionet dhe nga të gjitha partitë politike pasi është i vetmi rajon që nuk ka strehimore, nuk ka këshillomore…”, deklaroi Nebahat Ziberi Imeri, psikoterapiste, Qendra për mbështetjen e grave, Tetovë.

Shoqatat që kanë në fokus gratë viktima të dhunës kritikojnë institucionet për mos veprim dhe mos ndëshkimin e autorëve të dhunës.
“Cili është qëllimi që gratë që janë viktima të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore të mbyllen nëpër qendra strehimore ndërsa dhunuesit të shëtisin lirshëm. Kufizohet e drejta për lëvizjen e grave, përse nuk kufizohet lëvizja e autorëve të dhunës?”, u shpreh Monika Çekalloviq, punëtore sociale.

Zv/ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu pranon se shteti ka dështuar në luftimin e dhunës në familje.

“Ajo që na shqetëson është fakti se vetëm 1/3 e denoncimeve në polici shndërrohen në procese gjyqësore…dhe këtu ne kemi dështuar sepse nuk kemi dhënë asistencë në radhë të parë financiare…” , deklaroi Agim Nuhiu, zv/ministër i Drejtësisë.

Viktimat e dhunës përballen me problem edhe në momentin që rastet i denoncojnë në polici, nuk përfillen dhe madje i inkurajojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ligji i ri për kompensimin e dëmit për viktimat e dhunës i cili para pak ditësh u miratua ne kuvend parashikon ndihmë financiare për shërbimet shëndetësore dhe proceset gjyqësore të viktimave të dhunës. Shume maksimale për një viktime është 5 mije euro. /Alsat.mk

Lajme12 minutes ago

Mickoski: Nuk do të ketë kërkesë apo zgjidhje me të cilën do të jepej provimi në gjuhën shqipe! Duhet të respektohet “lingua franca” në sistemin e drejtësisë

Maqedoni51 minutes ago

Arkin Jahiji mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bërvenicës

Lajme2 hours ago

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Lajme2 hours ago

Arkin Jahijin mirëpritet me tortën “Mirë se erdhe kryetar” në komunën e Bërvenicës

Lajme2 hours ago

37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, mjekët konstatojnë vdekjen

Maqedoni2 hours ago

Fillkov: Provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm maqedonisht, zgjidhja e Shasivarit është hibride

Maqedoni2 hours ago

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

Bota2 hours ago

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

Maqedoni3 hours ago

Shkup, 31-vjeçari sulmon prindërit në shtëpi – babai e denoncon në polici

Bota3 hours ago

Mes Biblës dhe Kuranit, NYT: Nicolas Maduro i është drejtuar fesë dhe ka humbur shumë peshë

Maqedoni3 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

NA NDIQ NË FACEBOOK