Connect with us

Lajme

Vidhen shtëpitë e emigrantëve në fshatrat e Rrogozhinës, banorët: Populli ka ikur, s’kemi mbrojtje

Published

on

Nga Aldo Kozarja

Banorët e fshatrave të Rrogozhinës janë të trembur, pasi persona të panjohur vjedhin banesat e emigrantëve. Rasti i më i fundit ka ndodhur pak ditë më parë.

“Kjo është një banesë në fshatin Gredh i mesëm në njësinë administrative të Kryevidhit në Bashkinë Rrogozhinë. Pak ditë më parë ka rënë preh e grabitjes. Në këtë banesë nuk jeton njeri, por grabitësit kanë marrë të gjitha dyer dhe dritaret e banesës.”

Kjo shtëpi është ndërtuar së fundmi dhe nuk ka qënë e pajisur me orendi.

“Vetëm vjedhje, gjithë ditën e gjithë natën. Në këto banesa nuk ka njerëz se populli ka ikur. Dy tre vetë kemi ngelur në fshat. Ska asnjë lloj mbrojtje këtu.”

“Kanë vjedh grila dhe dritare të shtëpive. Kanë grabitur dy herë. Ka ardhur policia tek shtëpia matanë po nuk ka bërë gjë. Vetëm unë kam mbetur këtu të tjetër vijnë në gusht.”

Grabitje kanë ndodhur dhe në fshatra të tjetër të Rrogozhinës.

“Këtu ndodhem në Njësinë Administrative të Kryevidhit. Janë dy banesa të cilat kanë rënë preh e grabitjes.”

Duket se grabitësit kanë pasur informacion që të zotët e shtëpive nuk jetojnë në Shqipëri. Grupi i hajdutëve është pikasur nga nëna e një prej pronarëve.

“Në momentin që personat kanë marrë dyer, penxheret dhe grilat janë përballur me nënë e të zotit të shtëpisë. I kanë thënë se kanë ardhur të cmontojnë penxherit, pasi djali që jeton në Itali nuk ju ka dhënë paratë. Kjo ka qënë alibia e përdorur nga ana e grabitësve.”

“Këtu kanë ndodhur shumë vjedhje. Kanë vjedhur dhe enë kuzhine se është dhe lokal dhe shtëpi banimi. Këtu ka rojë vetëm natën janë vjedhur ditën.”

Thonë se për të gjitha rastet kanë njoftuar policinë, por grabitësit nuk janë arrestuan.

“Ka ardhur policia tek shtëpia matanë, po nuk ka bërë gjë.”

“Ka ardhur policia po nuk bën asgjë. Kemi ngelur në mëshirë të fatit!”

Banorët e pakët që kanë mbetur në fshatrat e Rrogozhinës kërkojnë kapjen e autorëve dhe prezencë më të shtuar të forcave të policisë./abcnews.al./