Sport
VIDEO/ Ronaldo “provokon” Pepe në mesin e turmës, habit sjellja e CR7


Pavarësisht se ka përfunduar në mes të polemikave mbi intervistën në The Sun ku flet kundër klubit të tij, Manchester United dhe trajnerit Erik ten Hag, Cristiano Ronaldo duket në humor kur vjen puna te Portugalia. CR7-tës i duhet të udhëheqë sulmin e luzitanëve në Botëror ndërsa pasi mbërritën në Katar, ai ka ngacmuar shokun e skuadrës, Pepe.
Teksa po përshëndesnin tifozët, Ronaldo nuk hezitoi ta “kapte” nga të pasmet mbrojtësin i cili u habit nga gjesti i Ronaldos megjithatë nuk e dha veten dhe vijoi të përshëndeste turmën.
View this post on Instagram
Portugalia e nis rrugëtimin në Katar më datë 24 nëntor ndaj Ganës teksa është shortuar në Grupin H së bashku me Uruguajin dhe Korenë e Jugut.






















