Sport
VIDEO/ Moment emocionues, fantazisti feston me shokët grumbullimin në Katar


Iliman Ndiaye debutoi me kombëtaren e Senegalit në muajin qershor, ndërsa sot mori ftesën për të garuar me kampionët e Afrikës në Katar 2022. Mesfushori ofensiv po paraqitet shumë mirë me Sheffield United në Championship.
Ekipi renditet në vendin e tretë dhe po garon për t’u rikthyer në elitë, ndërsa 22-vjeçari numëron 9 gola dhe 2 asiste deri në këtë fazë të sezonit. Sheffield ka publikuar në rrjetet sociale një video emocionuese.
Ndiaye po pret me ankth listën e trajnerit Aliou Cisse, teksa të emocionuar shfaqen edhe shokët e skuadrës. Në momentin që shqiptohet emri i lojtarit ofensiv shpërthen festa në dhomat e zhveshjes.
The moment he'd waited for.
We're all proud of you, @iliman_ndiaye. 🫶
pic.twitter.com/Khac7aIyA3
— Sheffield United (@SheffieldUnited) November 11, 2022
























