Connect with us

Sport

VIDEO/ Kampionët e Botës nuk falin asgjë, triumf me përmbysje dhe me rekorde ndaj Australisë

Published

on

Franca bind në ndeshjen e parë të grupit D, me Kampionët e Botës të cilët triumfuan 4-1 ndaj Australisë.

Një ndeshje e cila nisi në malore për francezët, kjo për faktin se Australia realizoi fillimisht me Goodwin pas 9 minutash lojë. Një moment i cili detyroi edhe trajnerin Deschamps të kryente zëvendësimin e parë pas dëmtimit të Lucas Hernandez.

Një gol i cili vendosi në lëvizje mekanizmat e Francës dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 27-të me autor Adrien Rabiot.

Mesfushori ishte protagonist absolut edhe në golin e dytë, të përmbysjes në minutën e 32-të me autor Giroud që shfrytëzoi pasimin e Rabiot.

2-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë foli i gjithi për francezët përsëri, të cilët nuk dhuruan asgjë dhe për më tepër u argëtuan më shumë.

Mbappe shënoi golin e tretë në minutën e 68-të, ndërsa sulmuesi dhuroi edhe pasimin final në golin e katërt me autor Giroud.

Sulmuesi i Milanit shënoi dhe festoi me lot gëzimi, pasi për të ishte goli numër 51 me Francën në ndeshjen numër 115-të, duke barazuar kështu legjendën Thiery Henry në listën e golashënuesve.

Kampionët e Botës e nisin mirë këtë edicion të Kupës së Botës, Katar 2022 dhe marrin kryesimin e grupit me pikë të plota, ndërsa pas tyre renditet Danimarka dhe Tunizia me 1 pikë, ndërsa Australia pozicionohet në vendin e fundit pa pikë.

Francë-Australi (4-1)

Kupa e Botës Katar 2022 

71′-Thellohet rezultati, Giroud realizon me kokë, pas një krosimi nga Mbappe, duke arritur në kuotën e 51 golave me Francën në ndeshjen e 115, kështu arrin rekordin e Thierry Henry.

 

68′-Super Mbappe, sulmuesi e çon topin në fund të rrjetës me një goditje të fortë.

32′-Pas një asisti nga Rabiot, Giroud i pambrojtur nga australianët e dërgon topin me shumë elegancë në rrjetë.

27’-“Zgjohet” Franca, Rabiot i dhuron ekipit barazimin me një goditjeje me kokë, pas një asisti nga The Hernandez.

9′-Australia merr avantazhin me Goodwin që shtang francezët.

Formacionet zyrtare:

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media