Connect with us

Sport

VIDEO/ Goditja fantastike ndalet në rrjetë, mesfushori i Kombëtares shijon golin e parë skocez

Publikuar

Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë skocez. Mesfushori i kombëtares shqiptare, u transferua në merkaton e verës nga hungarezët e MTK Budapest tek Aberdeen, ekip me të cilin po zhvillon paraqitje shumë të mira.

Aberdeen fitoi sot 4-1 përballë Hibernian, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi shtëpiak në të gjithë kompeticionet dhe të dytin radhazi me të njëjtin rezultatit. Ramadani tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 61’.

26-vjeçari dardan trefishoi për vendasit falë një goditje fluturimthi me të djathtën. Më pas festë me shokët e skuadrës, me Ramadanin që ia del më në fund të shijojë golin e parë me Aberdeenin.