Connect with us

Sport

Van Dijk tregon sulmuesin më të “bezdisshëm”, elozhe edhe rivalit që luan të City

Publikuar

 Virgil Van Dijk ka dhënë një intervistë interesante për “The OverLap”, ku i është përgjigjur pa rezervave pyetjeve nga më të ndryshmet. Mbrojtësi i Liverpoolit, i pyetur se cili ishte sulmuesi më i vështirë për t’u mbuluar përmendi futbollistin aktual të Milanit, Olivier Giroud:

“Është kënaqësi të përgjigjesh… Ndihesh sikur po e markon, e ke nën kontroll, por ai gjithmonë arrin të shënojë. Ai është “macja ime e zezë”. Ishte kur luante me Arsenalin, Chelsea-n apo Francën… Kur fituam kampionatin fituam 5-2, i thashë: “Shënove sërish!” Do të thosha që ai shënon gjithmonë kundër meje, është thjesht i bezdisshëm për t’u markuar. Zgjedh atë si më të vështirin. Kë do të kisha dashur tek Liverpooli? De Bruyne. Ai është i jashtëzakonshëm, thjesht i jashtëzakonshëm. Do të kishim bërë edhe më mire po ta kishim në skuadër.”

NA NDIQ NË FACEBOOK