Connect with us

Sport

Ushqimet bazë të dietës së Messit për të qenë në formë në Katar

Published

on

Leo Messi, kapiteni i Argjentinës dhe “ylli” i PSG-së, e di shumë mirë, në moshën 35-vjeçare, se çfarë duhet të bëjë për t’u kujdesur për trupin e tij dhe ushqimi është një nga ato pika kyçe.

Në fakt, dikur ai ishte një konsumator i ushqimeve ultra të përpunuara, të pasura me yndyrë dhe sheqer. Por Pep Guardiola, atëherë trajner i Barcelonës, e ktheu në rrugë të drejtë. Mjeku Adrián Cormillot siguroi se zakonet e këqija të Messit i shkaktuan probleme në Kupën e Botës në Brazil dhe pikërisht atëherë lojtari vendosi të ndryshojë dietën e tij dhe të hajë ushqime me vlera më të mëdha ushqyese.

Dieta e Messit bazohet në dy tabela ushqimore. Nga njëra anë, sheqernat me vlera shtesë dhe ultra të përpunuara dhe nga ana tjetër frutat, proteinat dhe bishtajoret.

Në fakt, një ekspert mjekësor pranoi se “kur Messi shkoi në Evropë, ai konsumonte bishtajore”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media