Connect with us

Lajme

Ura e vjetër e Bunës drejt shkatërrimit, banorët: Është e rrezikshme të kalosh

Published

on

Nga Simon Shkreli 

Edhe ditën kanë frikë, mos bien në lumë. Natën as që bëhet fjalë të kalojnë këtu.

Shkodranët ecin me shumë kujdes në urën e amortizuar të Bunës.

“Frikë kam boll, por çfarë të bëj.”

Siç duket dhe nga pamjet dërrasat e urës janë dëmtuar.

“Shih si janë bërë dërrasat janë bërë të rrezikshme. U bë gati 1 vit kështu. Janë hapur shumë dërrasat.”

“Kur të thyejë këmbën ndonjëri, mbase vijnë dhe e rregullojnë. Ta bëjnë me llamarina se është më rezistente.”

Përgjatë gjithë gjatësisë prej 166 metër të urës ka probleme.

Kjo është njëra nga gropat e hapura në urën e vjetër të Bunës. Pavarësisht apeleve të një pas njëshme qytetarët ecin me frikë në drejtim të Shirokës.

“Duhet me e çu zërin mos e lënë në këtë gjendjen. Të vënë dorë ta bëjnë për së mbari.”

Banorët e Shkodrës kërkojnë riparimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes e cila ka për detyrë mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e saj.

Ura e vjetër e Bunës është monument kulture e kategorisë së dytë. U ndërtuar me 1889, për të lidhur Shkodrën me shtetet fqinje./Abcnews.al/ /

NA NDIQ NË FACEBOOK