Connect with us

Lajme

U ekzekutua me plumb në kokë, arrestohen 2 shqiptarë në Gjermani, dyshohet se vranë Mario Mukën

Published

on

Mario Muka u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e së hënës në Gjermani.

42-vjeçarim i cili rezulton se në Shijak merrej me biznes, kishte emigruar në Gjermani prej vitit 2018.

Autoritetet gjermane kanë arrestuar dy persona, si autorë të dyshuar të vrasjes së Mukës.

Të dy të arrestuarit janë gjithashtu shqiptarë, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç, të dy emra të njohur për policinë për lidhje me trafikun e drogës.

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Ndalimi i dy shqiptarëve është bërë fillimisht për një kontroll rutinor nëse ishin personat e shpallur në kërkim për një krim tjetër, por më pas u shtuan dyshimet dhe tani të rinjtë akuzohen për vrasjen e 42-vjeçarit.

Arma e vrasjes rezulton ende e zhdukur./Abcnews.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK