Sport
Tite do ta marrë në Katar, sulmuesi brazilian feston me propozim për martesë (video)


Shpallja e listës për Kupën e Botës përjetohet si ngjarje shumë e rëndësishme në Brazil. Trajneri përdor kanalet e informacionit për të njoftuar lojtarët e përzgjedhur, që përgjithësisht qëndrojnë me familjet në pritje për të zbuluar fatin e tyre.
E njëjta gjë ndodhi me Pedro Guilherme Abreu dos Santos, i njohur thjesht “Pedro”, i lindur në vitin 1997, i cili u largua nga Seria A mes viteve 2019 dhe 2020, pasi luajti pak ndeshje me Fiorentinën.
I rritur në Fluminense, sulmuesi ka shpërthyer pa dyshim te Flamengo, klub ku luan aktualisht, me të cilin fitoi Copa Libertadores disa javë më parë.
I lumtur për përfshirjen në listën përfundimtare, Pedro, i cili ishte në shtëpinë e tij bashkë me familjarët, i falënderoi të gjithë për mbështetjen që mori, më pas iu drejtua partneres. Ai u gjunjëzua dhe i kërkoi asaj të martohej me të, duke marrë një “po”. Një ditë e veçantë për lojtarin brazilian, që festoi dyfish: për dasmën që e pret dhe me shpresën për ta kurorëzuar me trofeun më të lakmuar në botë.
CONVOCADO E AGORA NOIVO!
@Pedro9oficial pediu sua namorada Fernanda Nogueira em casamento logo após a convocação! LINDOS!
#CRF pic.twitter.com/atHwqKKi0j
— Flamengo (@Flamengo) November 7, 2022























