Për aksionet në vazhdim do të informoheni ditëve në vijim!”
Lajme
Tifo grupi “Kastriotët” kërkojnë dorëheqjen e investitorëve nga K.F “Gostivari”

Tifogrupi “Kastriotët” nga Gostivari kërkojnë dorëheqjen e investitorëve nga klubi futbollistik “Gostivari”. Ata kanë dalë me reagim publik në të cilin kanë treguar arsyet për kërkesën e tyre.
“Kastriotët” thonë se kryesia e re ka tentuar që ta ndryshojë identitetin e KF Gostivarit. Në reagim ata thonë se do të njoftojnë për hapat e radhës që do t’i ndërmarrin.
Më poshtë e keni reagimin e “Kastriotëve”:
“REAGIM ME RËNDËSI!
INVESTITORI LARG DUART NGA KF GOSTIVARI!
DORËHEQJE!
SQARIM:
Ju hapëm dyert e stadiumit, duke menduar se kishit synim të mirë për sportin në Gostivar, por një Zot e di se çfarë prapavija keni!
Në fillim tentuat që ti ndëroni emrin e klubit nga KF GOSTIVARI në GOSTIVAR FÜTBOL KÜLÜBU!
Tendencë për aktivizim të një tifogrupi tjetër paralel me KASTRIOTËT!
Propagandë detalistike, sa që edhe targat e autobusit, ishin me prapavijë politike, që ska të bëj me anën sportive!
Jo profesionalizëm në menaxhimin e rrjeteve sociale, bllokimi i komenteve të qytetarëve dhe tifozëve të klubit!
Festimi i festave të çuditshme që nuk kanë të bejnë me qytetin dhe kombin tonë!
Fshirja e simboleve dhe grafitive të KASTRIOTËVE në hapsirat e stadiumit!
Ndalimi i lojtarëve që pas ndeshjes të festojnë me KASTRIOTËT!
Duke i vërejtur të gjithë këto probleme, ditën e sotshme patëm takim në komunën e Gostivarit, me kryesin e klubit ku u dakorduam për 6 pika:
1. EMRI I KLUBIT KF GOSTIVARI!
2. NGJYRAT E KLUBIT TË MOS PREKEN!
3. NUK MUND TË KETE TIFOGRUP PARALEL!
4. POSTIMET NE FACEBOOK NË NJË GJUHË!
5. MENAXHIMI I FAQES NGA NJË PERSON PROFESIONIST NGA KOMUNA!
6. ASNJË PANKARTË PROVOKATIVE NË STADIUM NGA ANA E KLUBIT!
Çuditërisht në mbrëmje ndrojnë mendim nga këta pika që u dakorduam ditën!
DURUAM SA NUK DURON ZOT E PERËNDI VETËM PËR TË MIRËN E KLUBIT!
NGA SOT FILLOJMË KAMPANJËN PËR DORËHEQJEN E KRYESISË!
MË MIRË NË LIGË TË DYTË ME IDENTITET SE SA NË TË PARËN PA IDENTITET!
Ftojmë të gjithë gostivarasit që bëjnë pjesë në kryesi të klubit që të japin dorëheqje publike!


















