Sport
Southgate shpjegon përjashtimin e Tomorit dhe Abraham: Maguire është nga më të mirët!


Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate publikoi listën me 26-lojtarët e grumbulluar për në Botërorin e Katarit. Polemikat nuk mungojnë duke qenë se tekniku i “Tre Luanëve” ka lënë jashtë emra si Fikayo Tomori apo Tammy Abraham.
Gjithsesi, ai që shkaktoi më shumë debat ishte Tomori i Milanit teksa në vendin e tij është preferuar Harry Maguire i Manchester United, i shumëkritikuar për paraqitjet e tij në këtë fillim të sezonit si me fanellën e Manchester United ashtu edhe me kombëtaren. Por, në konferencë, Southgate tha se Maguire është nga mbrojtësit më të mirë të Anglisë ndërsa nga ana tjetër shtoi se Abraham humbi formën në momentin e gabuar.
“Abraham po kalon një moment të vështirë dhe nuk ka gjetur golin me vazhdimësi, humbi formë në momentin e gabuar. Në këtë moment, forma fizike është vendimtare. Tomori? Mendoj se të rinjtë e mbrojtjes nuk kanë bërë mjaftueshëm për të “përjashtuar” të vjetrit. Unë jam i sigurt kur them se Harry Maguire është një nga mbrojtësit më të mirë që kemi.
Kalvin Philiphs? Ai vjen pas dëmtimit dhe e sigurt është se nuk mund të luaj shtatë ndeshje. Por, në atë pjesë të fushës jemi pak të zbuluar dhe ishte një rrisk që duhej marrë përsipër”, u shpreh Southgate.






















